




"TURQUOISE MARINA" REZIDENCE, GJIRI I LALZIT
Çmimi i shitjes: €690,000
Inf 93 Real Estate
Agjenci Profesionale
Informacioni i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidenca turistike më e re rezidenciale, resort i cili ka një vendodhje unike pranë detit Adriatik dhe natyrës në Hamallaj, afër me "Vala Mar" Residence dhe Porto Lalzi, një nga zonat më të preferuara të Gjirit të Lalëzit. Vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, me gjelbërim dhe ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit. Një destinacion i aksesueshëm për vetëm 40 minuta nga Tirana, Durrësi (porti), 35 minuta nga Aeroporti “Nënë Tereza” dhe 3 orë nga Prishtina.
“Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individet dhe familjarët që duan të shijojnë natyren rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri 24 orë, cilësi e lartë ndertimi dhe infrastrukturë. Vilat dhe apartamentet janë projektuar me planimetri të rregullt, me ndricim natyral gjatë gjithë ditës dhe me akses direkt drejt detit dhe një hapësire ujore për mjetet lundruese që përshkon gjithë kompleksin. Rezidenca ofron me dhjetra sherbime brenda kompleksit si: Kënd lojrash për fëmijë, korsi biçikletash, aquapark, pishina, bar & beach-bare, restorante, market, dyqan, kënde rekreative, mjedise sportive, qendër estetike, parkim të dedikuar për banorët dhe për vizitorët, jetesë në komunitet dhe vijë bregdetare e sistemuar me çadra e shezlone, gjelbërim, mirëmbajtje elitare etj.
Rezidenca ofron shumëllojshmëri tipologjie vilash dhe apartamentesh në shitje buzë detit duke ju përshtatur kërkesave të çdo klienti: apartamente të vogla për çifte dhe familje të reja, apartamente të mëdha për familje të mëdha, vila të vogla për pushime komode dhe jetese, vila të mëdha me pishinë për jetesë elitare dhe hapësira komode.
Vilë individuale 2 katëshe + bodrum në shitje, me sipërfaqe totale ndërtimi 258.32 m2 + sipërfaqe verande 37.5 m2 + sipërfaqe oborri 493 m2 + pishinë me përmasa 2.8 me 9.8 m. Kati -1 organizohet nga ambient ndenje i hapur, dhomë gjumi + vaskë, tualet, lavanderi dhe ambient teknik. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie me dalje në ballkon, kuzhina e veçuar dhe tualet me dritare. Kati i parë organizohet nga 2 dhoma matrimoniale + tualet secila (njëri me dritare).
Vila disponon pishinë.
Ofron dhe 1 post parkimi.
Parashikuar të përfundojë brenda 2027.
CMIM OKAZION 690.000 EURO
Vendndodhja
Ushqim dhe Pije (15 vende)
Distanca: Nga 150 m deri në 970 m larg.
Përfshin: Bar, Dërgesë ushqimi, Kafe, Kafene, Restorant
Shërbime Profesionale (4 vende)
Distanca: Nga 70 m deri në 620 m larg.
Përfshin: Agjenci pasurish të paluajtshme
Shëndet dhe Mirëqenie (4 vende)
Distanca: Nga 90 m deri në 770 m larg.
Përfshin: Sallon bukurie, Spital
Transport (1 vende)
Distanca: Nga 450 m deri në 450 m larg.
Përfshin: Larje makinash
Argëtim dhe Çlodhje (1 vende)
Distanca: Nga 160 m deri në 160 m larg.
Përfshin: Atraksion turistik
Detajet
Lloji i pronës
Hapësira
Dhoma gjumi
Banjo
Katet totale
Viti i ndërtimit
E mobiluar
Ftohja





















































